109 karroca ta zbrazura për 109 fëmijët e vrarë vendosen në Lviv të Ukrainës

109 karroca fëmijësh të zbrazura janë vendosur nga aktivistët në sheshin kryesor të Lvivit në simbolikë për 109 fëmijët e vrarë nga agresioni rus .

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, 109 fëmijë janë vrarë dhe 130 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i agresionit më 24 shkurt.

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, krahas publikimit të fotografive, ka shkruar se ky është një çmim i tmerrshëm që Ukraina është duke e paguar aktualisht për paqen dhe lirinë e Europës.