Shala: Suksesi i “Shok”, promovim i Kosovës

0

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka uruar  aktorët, producentët, skenaristin njëherësh edhe regjisor dhe tërë ekipin e filmit “Shok” për suksesin e arritur duke garuar në ceremoninë më të rëndësishme të artit filmik “Oscars”

“Suksesi i filmit “Shok” duke u nominuar dhe garuar deri në fund për çmimin e Akademisë së Arteve Filmike dhe Shkencave “Oscars”, përbën lajmin e jashtëzakonshëm për kulturën dhe në tërësi vendin tonë, ngase shënon arritjen më të madhe të kinematografisë së Kosovës dhe dëshmon për cilësinë dhe talentin që posedojmë si vend” është shprehur Shala

Sipas tij, kësaj arritjeje i gëzohet tërë populli i Kosovës për shkak të depërtimit të filmit kosovar në arenën ndërkombëtare dhe i bën nder artit dhe kulturës së Kosovës, tha ndër të tjera Shala, duke i falënderuar me këtë rast, gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e filmit.

“Filmi “Shok” vizualizon për mrekulli një copëz të tragjedisë që kemi përjetuar si popull në ndërrimin e mijëvjeçarit, dhe vlerësimi i tij e bën filmin por edhe vendin tonë të jetë prezent përballë popujve të tjerë të botës dhe paraqet një mundësi që vendi ynë të promovohet edhe më shumë” thuhet në deklaratën e tij,.

Ministri tha se suksesi i filmit “Shok” është një inkurajim që si MKRS të punojmë edhe më me përkushtim për krijimin e kushteve më të volitshme për zhvillimin e kinematografisë përmes lehtësirave normative që nxisin krijimtarinë dhe mbrojnë filmin dhe duke rritur përkrahjen financiare në këtë fushë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here