Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në konferencën e organizuar lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit në Prishtinë, ka thënë se BE është partneri më i fuqishëm ekonomik për Kosovën
Ai ka thënë se MSA është kontratë për zhvillim ekonomik të Kosovës, kontratë për hapjen e vendeve të reja të punës, për shtet ligjor dhe zhvillim të demokracisë.
“MSA është marrëveshje shumë e rëndësishme drejt integrimit evropian e cila kërkon reforma të mëdha”, është shprehur kryeministri, raporton lajmi.net.
“Kosova është e pa lëkundur dhe ka një koncensues shoqëror dhe politik për integrim evropian”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka shtuar se nuk duhet të kemi brengë se aplikimi i MSA-së për Kosovën do të ndikojë në buxhetin e Kosovës.