Shkolla kërkon përjashtimin e nxënësve që sulmuan profesorët

0

Këshilli Drejtues i shkollës së mesme teknike “Fan S. Noli” në Podujevë po kërkon që nxënësve që sulmuan profesorët t’u merret e drejta për të vazhduar shkollimin në të njëjtën shkollë.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Vlora Ceraja-Hajdini, thotë se kaq mund të bëjnë si shkollë. Por, ky vendim mund të jetësohet vetëm nëse kjo vendoset nga Drejtoria e Arsimit.

“Ne Këshilli Drejtues e kemi mbajtur mbledhjen dje dhe kemi biseduar edhe për masat që duhet të ndërmerren ndaj këtyre nxënësve konform udhëzimit administrativ. Këshilli drejtues ka marrë vendim që këtyre nxënësve t’u mohohet e drejta e shkollimit në shkollën tonë.

Ata e kanë humbur vitin, po me iu mohua e drejta. E tash Drejtoria Komunale e Arsimit merr vendim për atë punë, shkruan sot Koha Ditore.

Na si Këshill drejtues e kemi marrë vendimin, këtë mundemi me bë. Tash pritet Drejtoria me vendos. Ne e dërgojmë kërkesën në Drejtori edhe ata vendosin”, ka thënë Vlora Ceraja-Hajdini.
Por, drejtori për Arsim, Avni Maloku, thotë se rasti është specifik dhe se Udhëzimi Administrativ duhet të shikohet në detaje, pasi sipas tij, ata janë maturantë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here