Ja çfarë thotë përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe në Kosovë

0

Përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe në Kosovë,Sava Janjiq ka thënë se pronësia e tempullit të papërfunduar “Krishti Shpëtimtar” dhe 4.2 hektarë në qendër të Prishtinës i takojnë Kishës Ortodokse Serbe, madje këtë e konfirmoi UNMIK-u dy herë në vitin 2003 dhe 2012.

Janjiq pyet se pse Qeveria e Kosovës e toleron komunën e Prishtinës të ndërhyj në këtë kishë dhe pse mediet e Kosovës vazhdojnë fushatën pamëshirshëm kundër kësaj kishe.

“Kisha është quajtur kishë e Millosheviqit, edhe pse ndërtimi i saj u miratua në vitin 1990 me vendim të Hamdi Vraniqit, baba i zëdhënësit aktual në partinë e cila udhëhiqet nga kryetari i komunës dhe i cili po udhëheq fushatën kundër kësaj kishe. KOS ka një kopje të kadastrit të Kosovës, ku mund të shihet se ky vend mbetet pronë e Kishës Ortodokse Serbe”, ka thënë Janjiq.

Në profilin e tij në Facebook, Janjiq i ka publikuar këto dokumente ku sipas tij vërtetojnë se tempulli i “Krishtit Shpëtimtar” i takon Kishës Ortodokse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here