Qëndrim Krasniqi: Ndryshimet e mëdha politike që po ndodhin në Drenas, mund t’i marrim si një Valë e Re

0

Kandidati për asamble komunale në Drenas, Qëndrim Krasniqi, ka shkruar në lidhje me ndryshimete mëdha politike që po ndodhin në Drenas, e ku Krasniqi e quan edhe si Vala e Re.

Ky është postimi i plotë i Qëndrim Krasniqit në Facebook:

“Vala e Re
Të mënduarit dhe të vepruarit pa indikacione në rrethin ku ne jemi duke jetuar, është e mira më e madhe që mundemi me i bërë vetës dhe të tjerëve përrreth nesh…
Në një vend ku është menduar sikur ai që i ka shtyrë të mendojnë dhe është vepruar me të madhe sikur ai që i ka shtyrë të veprojnë, sot është shumë më ndryshe se herave tjera!

Ka ndryshuar logjika e të menduarit dhe të vepruarit, ka ndryshuar mbjellja e urrejtjes duke u kthyer në mbjellje të respektit dhe dashurisë për ata që dikur konsideroheshin rivalet më të mëdhenjë pse bënin veprime apo kishin edhe mendime të ndryshme politike.

Sot, edhe mendimet, po ashtu edhe veprimet e kunderta ideo-politike shihen me shumë pozitivitet nga kundershtarët politik.

Vala e Re ka ardhur në vendin tonë, me Valën e Re duhet të nënkuptojmë se duhet të mirëpresin qoft mendimet apo veprimet që bëjnë të tjerët sipas ideo-politikes së tyre, por duke mos e fyer askënd dhe pa i’a cenuar të drejtat askujt.

Liri mendimit dhe veprimit të secilit pamvarësisht bindjeve të ndyshme politike! [Q. KRASNIQI]”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here