Policia e Shqipërisë dorëzon Sadri Ramabajën në Kosovë

0

Sadri Ramabaja i Vetëvendosjes i cili u arrestua mbrëmë në Durrës nga autoritetet shqiptare, tashmë gjendet në Kosovë.

Sipas burimeve të Indeksonline, policia e Shqipërisë i ka dorëzuar sonte rreth orës 20:00 Ramabajën trupave policore të Kosovës.

Ai u mor nga policia kosovare në pikëkalimin kufitar në Vërmicë dhe tani është dërguar në mbajtje.

Ndaj Ramabajës janë ngritur dyshime për pjesëmarrje në një organizatë që kishte për qëllim të eliminonte fizikisht disa njerëz ku përfshiheshin edhe krerë të lartë të politikës kosovare.

Një nga anëtarët e kësaj organizate me emrin Syri i Popullit tentoi ta vriste avokatin e njohur Azem Vllasin muaj më parë.

Gazeta Express ka provuar që të marrë një përgjigje për këtë rast nga Policia e Kosovës, por deri më tani askush nuk ka dhënë ndonjë informatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here