Bazaj: Lladrovci ka shantazhuar Thaçin e Veselin me “çantën e zezë”

0

Kryesuesi i Asamblesë së Drenasit, Naim Bazaj ka thënë se ditët në vijim do të publikojë disa dokumente dhe biseda që tregojnë se si kryetari i kësaj komunë, Ramiz Lladrovci ka shantazhuar presidentin aktual, Hashim Thaçi si dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

“Kam në dorë disa dokumente, biseda, incizime e shkresa që tregojnë se si Ramiz Lladrovci i ka kushtëzuar dhe shantazhuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli”.

“Ai këtë e ka bërë përmes ‘çantës së zezë”, është shprehur Bazaj, njofton Klan Kosova.

“Lladrovci u ka thënë Thaçit e Veselit që mos t’i hapim dosjet”, ka thënë Bazaj më tej për klankosova.tv.

Bazaj ka treguar se krejt këto i ka siguruar nga një USB që Lladrovci ia kishte dhënë dikur.

Ai ka theksuar më tej se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar në mëngjesin e kësaj së marte në Drenas, ku ka takuar strukturat e PDK-së dhe disa prej ish deputetëve, të cilët, sipas tij, nuk e kanë mbështetjen për Ramiz Lladrovcin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here