Arrihet koalicioni i madh për Prishtinën, Ahmeti bashkë me Pacollin në konferencë (VIDEO)

0

Shpend Ahmeti i VV-së ka arritur marrëvëshje koalicioni me Selim Pacollin e AKR-së për balotazhin e 19 nëntorit.

Ai në një konferencë të jashtëzakonshme është paraqitur së bashku me Pacollin.

“Ne synojmë ta ndërtojmë shumicën në Kuvendin Komunal me subjektet që kemi bashkëpunu dhe kemi qenë në koalicion më herët. Me këtë marrëveshje që prezantojmë sot ne do ta ndërtojmë këtë shumicë dhe zotohemi që së bashku të punojmë me zotin Selim Pacolli dhe me subjektin Aleanca e Re në mënyrë që të vazhdojmë reformat që kemi fillu. Zoti Pacolli ka thënë se do të vazhdojmë bashkëpunimin në pikat që ka paraqitë në fushatë. Fushatën që ka bërë Pacolli ka qenë një fushatë pozitive, ka dallu prej kandidatëve tjerë sepse ka paraqitë gjana tepër të rëndësishme për Prishtinën. I kemi marrë pikat programore që ka pasë zoti Pacolli. Ne jemi dakordu për një program të përbashkët dhe sot para jush prezantojmë programin që do të aplikojmë. Është një program ku askund nuk shkruan as për poste as për ndarje postesh. Këto diskutime kanë qenë fare të lehta sepse nuk kemi mosmarrëveshje apo mosdakordim për atë se si duhet të duket Prishtina”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti garon kundër Arban Abrashit të LDK-së në balotazhin për Prishtinën./Periskopi/

Arrihet marrëveshja e koalicionit VV-AKR për Prishtinën

Posted by Periskopi on Mittwoch, 8. November 2017

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here