Bien dakord, do t’i shkatërrojnë porno-filmat privat!

0

Tashmë disa muaj ka filluar një betejë e ashpër mes këngëtares së famshme Mel B dhe bashkëshortit të saj të ndarë Stephen Belafonte, transmeton Zeri.info.

Ky i fundit tani ka marrë lejen që të shkojë në shtëpinë në të cilën kanë jetuar dikur, ku do t’i marrë gjësendet personale dhe pas kësaj ata do ta shesin shtëpinë dhe do të ndajnë paratë.

Mirëpo, ajo që është më e rëndësishme, është se janë marrë vesh për një çështje shumë të ndjeshme, e që ka të bëj me porno-filmat e tyre privat. Në të vërtetë, marrëveshjen e tyre duhet ta konfirmojë edhe gjykata, por është një përparim i mirë në këtë drejtim.

Siç raportojnë mediat, çifti është marrë vesh që të shkatërrojë të gjitha kasetat e seksit në të cilat gjendet Mel. Përveç kësaj, Belafonte gjatë tri viteve do të marrë alimentacion, ndërsa përkujdesjen ndaj vajzës së tyre, do ta kenë të përbashkët./ZERI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here