Publikohet rregullorja për sponsorizim në sport

0

Ministria për Kulturë, Rini e Sport ka publikuar Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, të nënshkruar dy ditë më parë nga ministri Kujtim Gashi.

Në rregullore përcaktohen kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për sponsorizime, lëshimin vërtetimit dhe formën e tij, si dhe procedurën e raportimit vjetor për sponsorizimin e realizuar, sipas ligjit për sponsorizim.

Ligji për sponsorizim është mundësi e artë për federatat, klubet, sportistët dhe Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK-u), që të kenë mbështetje nga sponsorët.

Bizneset, të cilat sponsorizojnë aktivitetet e sportit, u njihet zbritja 30 për qind nga tatimi në fitim.

Rregullorja hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit të ministrit, të bërë më 23 janar 2018.

Me këtë rast, KOK-u fton të gjitha bizneset që paguajnë tatim në fitim, të bëhen pjesë e sponsorizimit të klubeve, federatave dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, në mënyrë që bashkarisht të bëhemi pjesë e sukseseve të sportistëve tanë.

Rregulloren mund të gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://noc-kosovo.org/repository/docs/nr_01_2018_25118.pdf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here