Vuçiq: Më pëlqeu qëndrimi i LDK-së, pajtohem me Isa Mustafën

0
epa05904821 Newly elected President of Serbia, Prime minister of Serbia Aleksandar Vucic smiles during press conference with German Foreign Minister Sigmar Gabriel (not pictured), during their meeting in Belgrade, Serbia 12 April 2017. German Foreign Minister Sigmar Gabriel is on one day visit to Belgrade. EPA/KOCA SULEJMANOVIC

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar sot në një konferencë për media se i ka pëlqyer qëndrimi i LDK-së dhe Isa Mustafës për letrat e dërguara nga Donald Trump.

Sipas presidentit serb, qëndrimi i LDK-së është pozitiv.

“Ne jemi duke pritur një vendim nga shqiptarët. Tani mendoj se është më e lehtë pas deklaratave të LDK-së.

Sipas hulumtimeve, LDK është partia më e fuqishme dhe kjo jep lehtësi për një vendim” ka thënë Vuçiq.

Presidentit serb i ka pëlqyer më shumë qëndrimi i Isa Mustafës lidhur me heqjen e taksës.

Isa Mustafa tha dje në një konferencë se është papërgjegjësi politike e Qeverisë e cila ka vendosur ti rrisë masat me taksën 100% për produktet e Serbisë e që është veprim që tregon jo konsideratë ndaj letrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here