3 të vdekur dhe 41 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 940 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës dhe deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191, dhe në total numri i rasteve aktive është 642.