A do të mundësohet tërheqja e Trustit gjatë këtij muaji?

Ka disa ditë që është riaktualizuar çështja e tërheqjes së kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti).

Duke qenë interesimi i madh i qytetarëve për të tërhequr kursimet e tyre, si pasojë edhe të situatës së rënduar ekonomike, deputeti nga PDK Bekim Haxhiu, konkretizoi nismën më 9 mars duke e dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili mundëson tërheqjen e këtyre mjeteve.

Pasi u analizua nga Kuvendi, i njëjti është përcjellur Qeverisë së Kosovës për miratim.

Nga koha e pranimit, sipas afateve ligjore Qeveria e Kosovës ka 30 ditë kohë për të dhënë një përgjigje, për rekomandimet e dhëna, që rrjedhimisht i bie deri me datën 21.04.2022.

Në rast se Qeveria përgjigjet më herët rreth tërheqjes së Trustit, Kuvendi e fut në rend të ditës për miratim.