A mund t’i pranojë një person dy herë 100 eurot e ndara nga Qeveria?

Secili person do të mund të përfitojë vetëm një herë nga mbështetja e qeverisë prej 100 milionë eurove për punëtorët, studentët e pensionerat.

Kështu deklaroi Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai tha se një punëtor, nëse është edhe student, nuk mund të aplikojë dy herë për të marrë nga 100 euro.

“Normalisht se do të ketë kritere dhe kufizime sa i përket kualifikimeve dhe përfitimeve nga këto. Si ministër i financave më delegohet nga qeveria që unë të jem ai që i përcakton kriteret. Vitin e kaluar kur e kemi bërë këtë për pensionistë, përfituesit ishin të gjithë nga një herë. Nuk mund pra një person të përfitojë dy herë nga skema të ndryshe. Do të përfitojnë vetëm ata që e kanë rrogën nën 1000 euro”, tha ai në ATV.