Aktori i njohur Avni Abazi i reagon kryeministrit Kurti

Rreth vizites së Kryeministrit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur reagime të shumta si nga opozita, ashtu edhe nga shoqeria civile. Në mesin e atyre që reaguan është edhe aktori dhe regjisori Avni Abazi, cili jeton dhe vepron në New York. Z Abazi njihet si perkrahes i Albinit dhe Vjoses por kësaj radhe sic duket gjerat kan shkuar jo mire sa qe e kanë bërë të reagoj.

Me poshtë mund ta lexoni postimin e tij te plotë:

“Gabim Albin! Shumë gabim.
N’çdo palë zgjedhje n’trojet shqiptare, çdo her kandidatët humbës, fjalë të parë e kanë “mi kanë vjedhë votat” se përndryshe do isha n’kuvënd, e do kisha e kaq vota, e arsytime tjera…

Asnjëri nuk thotë nuk dita të flas më qytetaret, apo atë që di, nuk dita ta thëm para tyre! Apo, apo thjeshtë nuk jam genjeshtar i mirë sa tjeret të me besojnë që ‘t’jem përfaqësues i tyre’, e keshtu më radhë. Ndoshta ky do ishte vlersim ma i saktë se sa “mi kanë vjedh votat”. Megjithatë nuk është qellimi n’këtë rast që t’elaburoj fituesit ose jo në zgjedhje, aq sa dua të elaburoj faktin se si njerz që s’kanë dal kurr për tu matur para popullit, ju besohet organizimi i udhetimit të parë të kryeministrit të Kosovës në shtetin që na ka bër shtet, pra në Amerikë.

E theksoj, ju leshohët në dorë organizimi i agjentës së takimeve të njeriut më t’votuar nga populli që prej se egzistojnë zgjedhjet e lira në Kosovë, madje ma i votuar edhe se Ibrahim Rugova, pa çka se kanë qenë rrethana tjera koha kur ai ka qenë lider i Kosovarëve e që definitivishtë është shqiptari më i madh i shekullit.

Por ti kthehemi qeshtjes për çka e nisa këtë shkrim; Nuk tingllon aq trishtues fakti që përmenda, por kur ta kesh parasyesh se si i emruari i Presidentit Amerikan e rrezoj nga qeveria e parë më ndihmën e partisë partnere n’qeveri, më mbeshtetjen e opozitës, më aparatin e fuqishem të të gjitha mediave në Kosovë si dhe me mbeshtetjën e biznismenve Shqiptaro Amerikan që kryesisht janë në VATRËN e Nolit e dy a tre në Batalionin Atlantiku, vertetë është trishtim që t’ja lesh në dorë Lizës këtë organizim kaq më peshë për juve si kryeministër e më rëndësi jetike për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Një djal i ri i Kosovës rastesishtë ka luajtë në një film Amerikan, dhe kur e kam kuptuar kush është, më shumë kurreshtje e kam kerku filmin dhe sa më ka bërë krenar kur e kam pa në film, po aq me ka krijuar dyshime kur e kam takuar n’jetë dhe më ka bërë të besoj që kurr më ai nuk do ta ketë rastin të luaj rol kryesor në film Amerikan! Pse?! Sepse sillej ndaj ne shqiptareve si të ishte yll Hollywood-i, e harrojke që era i pasul i vinte… Më një fjalë na perbuzte ne shqiptareve që ishim adhuruesit e tij ma të mdhenje sepse e kishte mundur epshi adoloshent i madheshtise. Më këtë dua ti them kryeministrit të Kosovës se nuk të ka bërë kryeministër Richard Lukaj, e as disa tjere që s’po du me jau permend emrin ketu (edhe pse e meritojnë), sepse në fakt ata kanë qenë kunder teje e kunder ndryshimit në Kosovë, për me tepër dikur fotografoheshin me Ric Grenell në DC e besa kanë qënë pjesë edhe financiare edhe morale e ndarjës se Kosovës, që ti dikur e ke luftuar aq shumë.

Një gjë kurr nuk kam arritur ta kuptoj se si apsolutishte çdo shqiptar sapo të arrijë diçka, tjetersohet, e në këtë rast nuk po flas për ty i dashur Albin, por për ata që ti ju ke dhënë shanca të jenë pjese e qeverisë tende! E për të qënë edhe ma konkret po flas për ata që vinë nga shoqeria civile dhe disa që kanë kryer pak kurse e naj program në shkollat amerikanë, që qellim dhe ëndërr n’jete i kanë disa patriota më bateria ‘t’qeshtjes kombetare’ përmes se cilëve ta kan organizuar vizitën në Amerikë. Këta si Liza e si ministri i kulturës që ti i ke ofruar kan kaluar nëper tjera filtra dhe peshore e vleres se tyre ka qënë në rradhe të parë këndveshtrimi i UNMIK-ut dhe EULEX-it për ta, e më pastaj edhe shoshitja e ish pushtetit ju ka krijuar percepcione tjera kur është fjala tek interesi qytetar e në rastin tend interesi i shumicës dermuese që kanë votuar për ndryshim në Kosovë është krejt tjeter më interesat e këtyre ‘cool- llerave’ që përmes servilizmit sot ndodhën në qeverinë tende.

Edhe këtu interesi i shumicës se diasporës nuk ka qënë që ti të ja lesh në dorë organizimin e ardhjës tënde, dikuj që ka averzion ndaj mases në tersi dhe votuesit tënd në veçanti, i cili realishte shumë pak të ka takuar në këtë vizitë tënden në Amerikë. Nëse kjo që është publikuar në video dhe fotografi më shqiptare, gjatë këtij udhetimi është edhe mbeshtetja jote, atëherë me duhet të ta thëm kryeministër së i paske punët keq… Por jo! Ti në këtë vizitë ke takuar ndonjë adhurues luftarak tëndin që ka përdorë lidhje personale për të ardhur në takime tua, ke takuar kundërshtar dhe “idol” të njerzve tu, që dikur, kur kanë qënë studenta në Amerikë kanë endrruar të pinë një kafe me ta. Paradoksi i dashur kryeministër është se ketyre që thirrën në komunitet e kontribute të mëdha për Kosovë, e që njerz nga kabineti yt kane bashkëunuar për të të pritur në këtë vizitë në Amerikë, femijet dhe gratë e tyre nuk ju shkojnë në aktivitetete e lere me popullullata e gjërë.

Ndoshta unë jam de-mode, por janë pikërisht qytetarët tonë që me kanë mbeshtetur dhe siç thoshtë i madhi Kadri Roshi kur fliste për perjetimet që ka ndjere nga publiku në skenë, citoj: “Nuk ka ndjenjë ma të fuqishme se një klithmë a zë që vjen nga publiku në sallë kur ti interpreton në skenë”, e që ndoshta janë e vetmja force që më bën të vazhdoj ta quaj vetën aktor. Ndoshta ky emcion nuk është i njojti në politikë, por ti kryeministër, atë ze e klithmë e din ma mirë se çdo shqiptar tjetër pasi që janë pikërisht ky publik e kjo masë që në shumicë të kanë brohoritur e votuar për dy dekada.

Këtë emocion e mbeshtetje të qytetarit kanë dashur ta kene para teje Rexhep Qosja e Veton Surroj e besa edhe partia FER më një student Harvard-i, po populli i Kosovës është definitivishtë qytetari me i ngritur në Europen Juglindore dhe nuk pranon megallomaninë dhe përbuzjen.

Para dy vitesh kam realizuar “An Albanian, a Serb and the Soldiers” këtu në New York të cilën shfaqje klani i PRONTO-s, si Teuta Sahatqiu, Konsull në NYC, Amb Vlora Çitaku dhe Mark Gjonaj e kanë bojkotuar. Por me ka nderuar Eliot Engel dhe kam pasë numër të madh qytetaresh që s’merren më figura politike ose te biznesit që kanë ardhe dhe më kanë dhënë forcë që të vazhdoj punën si artist, sepse e kane pare që kam punuar sinqerishtë dhe me vetfinancim. Prandaj Kryeminister nese ajo që na ke thënë ka qenë e sinqerte, është dashur edhe ju më një video të thjeshtë të ftonit shqiptarët dhe përmes aktivisteve tu këtu në Amerikë ta rezervoje vendin ku do takoheshin njerzit. Kesisoj do ndryshoje praktikën e keqe të deritanishme të ish politikanve që kanë ardhë në Amerikë sa per fotografi. Ne që jetojme këtu, pa përjashtim e dimë që në Shtepinë e bardhë hyhet me projekt a diçka ndryshe e që në rastin tonë do ishte ndonjë vizatim i ri i hartes se Kosovës. Por pasi vendose të takosh qytetaret e tu, atehere ke mundur të ju tregosh botës që rreth vetes ke shtetasit tu kudo qe ata janë dukë ardhe masovikishtë në takimet e tua.

Më këtë ardhje tëndën u shua shpresa që do këtë ndyshime pozitive në Komunitet, siç ka ndodhe në Kosovë. Përfaqësitë diplomatike përmes do listave të lodhta mundohën të krijojnë ndarjë në diasporë duke priviligjuar pikërisht këta që i ka priviligjuar zv ministrja e jashtme e Kosovës e që janë në fakt të privilegjuar artificialishte përmes ish pushtetit. Artistat nuk ftohën nga Fadili në takimin me kryeministër, sepse tentohet artificialishte të krijohën edhe artistet. Me të vertetë kam mendu që Fadil Berisha është ndryshe nga tjeret dhe se është artist i vërtetë, por realishte ai është një fotograf i rastesishem në Amerikë që ka ngel fshatar inatqor nga Tropoja që i pelqen të quhet Kosovar.
Si konkluzion në këtë udhtim të kryeministrit u injoruan shumë aktivistë e njerz meritor në diasporë që bënë të pa mundurën që të munden të gjithë kunkundërshtaret për të mirën e Kosovës tonë.”