Aktori i njohur Avni Abazi ka kritikuar ministrin Hajrulla Çekun

Aktori i njohur, Avni Abazi, i cili tani është duke jetuar në Amerikë, e ka kritikuar Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, në lidhje me thirrjen publike “Fuqizimi i skenës së pavarur kulturore përmes zhvillimit të organizatave të dëshmuara të profilizuara në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore”

Ky është postimi i plotë i aktorit, Avni Abazi:

“Ministria e Kulturës mbeshtetë militantat e Opozitës.

Ka disa dite që po matem për të bërë një vlersim të punës dhe veprimeve të Ministrit të Kulturës dhe amatorizmin që po ndodhin në këtë ministri, dhe sot kur e pashë këtë thirrje publike mbi subvencionet në Kulturë, gjeta shume gafa që me detyruan të thëm dy fjalë.

Të gjitha pikat si kritere në kete shpallje ‘edhe mund’ të janë në rregull, por pika e pare, citoj: “Fuqizimi i skenës së pavarur kulturore përmes zhvillimit të organizatave të dëshmuara të profilizuara në fushën e artit dhe trashëgimisë kultrore” bie në kundershtim me votën qytetare dhe ndryshimin për të cilin masovikishtë qytetarët më këtë votë kan kerkuar. Për me teper, në këtë formë ku ceket si kriter “i/e Deshmuar” për here të pare nga Ministria bëhët diçka e tillë! Pyetja naive: Cilat janë parametrat për vlersim që më qënë i deshmuar? Apo kriter është realizimi i projekteve që janë financuar në kohën e ministrave të ish pushtetit.

– Ministria e Kulturës i ka nen ombrellën e saj të gjitha institucionet e Kulturës dhe arsyeja pse hape konkurs për projektet jashtë këtyre institucioneve është që të: nen një: Të ju mundësoj artisteve të rinjë dhe pa përvoj angazhimin e tyre në menyre që të kanë hapsire që të deshmohën para publikut e që më pastaj gradualishte ti bashkohën institucioneve të kultyrës.

2: Temat të cilat institucionet e Kulturës përshkak të një strategjie kombëtare të caktuar nuk mund të realizohën në atë institucion, atëhere, ju jipët mundesia skenës se pavarur që të eksploroj, dhe japë ide, kreativitet ose bëjë thirrje të caktuara për tema a problematika të veçanta shoqerore. P.SH rasti konkret që sqaron këtë që po e thëm është shfaqja “Ballkan Bordello” që po ipet në një teater avangard në NYC, e që për nga trajtimi prek tema të ndishme kombetare që si rezultat në një botë supër avangarde i ipet rasti shqiptareve dhe serbeve ta bëjnë bordello punën e një siç thuhet në projekt, të një autori e kryevepre të lashtë abtike… Pra, kushtimishte kjo dramë përshkak të ndjeshmërise kurr nuk do të këtë shancë në një Teater kombetar të Serbisë të ipet, deri sa nuk mundëm të thëm të njëjtën gjë për TKK-n, sëpse aty ska strategji Kombetare e besa s’ka as menaxhment që kish guxu ti thotë ‘jo’ një shfaqje të tillë, sepse kur u realizu për here të parë në Kosove, ushtarin e UÇKs e luftën e Kosovës nuk e ka paraqitë siç edhe ka qënë në të vertet.

3: Skena e pavarur egziston kudo në botë që të ju ipet hapsire të rinjeve që të zhvillojnë, ekspermente artistike si teateri i apsurdit, teateri avangad ose segmente tjera artistike që kryesishte sjellin fryme të re në shoqeri e që rrjedhimishte ngacmojnë, sygjerojnë dhe kultivojnë këto elemente për institucionet kulturore që janë nen ombrellën e Ministrisë se Kulturës.

Në thirrjën e Ministrise asnjë nga kriteret baze për çka edhe është themeluar skena e pavarur nuk ju jipet prioritet. Në fakt ka elemente me të cilat skena e pavarur nderhyn në institucionet e Kulturës në Kosovë.

Konkluzioni që personalishtë nxjerr në këtë rast është ajo që kemi pare me veprime konkrete në emrimin e njerzve nëper borde, që kryesishtë janë njerz që janë favorizu në partitë që e kane pase pushtetin para se më ardhe vetevendosja në qeveri. Realishte e fatkeqsishte ky menagjment me keto veprime është duke bëre të pa mundurën që njerzve që ishin dje, të ju vazhdohet ma tutje zhvatja, vetem se tani edhe zyrtarishte atyre që ish pushteti nuk i la më marre pjese as në institucione e as në skenën e pa varur, tani përmes kritereve të vendosura ju pa munesohet një gjë e tillë.
Unë i baj thirrje publike aktivistave dhe votuesit që e votuan këte ndryshim që ta thone fjalën e vet. Në fakt unë u binda që Hajrulla Çeku ështe duke vepruar kunder çdo gjëje që VV-ja na ka premtuar para se të vijë në qeveri..”

https://www.facebook.com/avniabaz/posts/5133709416693377?__cft__[0]=AZU-lZjfh6dG-Eun0p-IUQPKjhe8HxCYb2EHffKv3fDnQtoCvaMuPjFq8bvg6jdmA2AFyENQR6pqeHilPQ9XLIcrWxJdmoufq6kroW_ebadA_LJnJmc8MNYKCG9SyBQ3Aoe4EyfmS6GfAqUhlOottVdoN1czwG9I0cPMFcLEI4fDTQ&__tn__=%2CO%2CP-R