Barcelona mposhtet nga Rayo Vallecano në “Camp Nou”

Ndeshja e mbetur nga java e 21-të në La Liga i ka takuar Rayo Vallecanos.

Skuadra e drejtuar nga Andoni Iraola fitoi në “Camp Nou” me rezultatin 0:1, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për skuadrën nga Madridi e shënoi Alvaro Garcia në minutën e shtatë.

Të dy skuadrat tashmë kanë të zhvilluara nga 33 ndeshje, aq sa kanë edhe skuadrat tjera nga elita e futbollit spanjoll.

Barcelona renditet e dyta në tabelë me 63 pikë, kurse Rayo Vallecano me 40 pikë ndodhet në pozitën e 11-të. /Gazeta Express/