Kanë përfunduar disa nga ndeshjet kthyese të 16-të së finales në Europa League.
Barcelona arriti një fitore me përmbysje në transfertën e Stambollit përballë Galatasarayt, e cila përfundoi në shifrat 1-2.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes së sotme, Atalanta u mjaftua me gol nga Boga dhe me rezultatin e sfidës së kaluar për t’u kualifikuar përballë Bayer Leverkusenit.
Berat Gjimshiti luajti 80 minuta, i cili u fut në fushë që në minutën e 10’, pas një dëmtimi të Toloit.
Në dy përballjet e tjera, Braga siguroi çdo gjë përballë Monacos në transfertë, ndërsa Rangers u ndihmua nga rezultati i sfidës së kaluar, pasi u mposht 2-1 nga Crvena Zvezda.