Barcelona tërhiqet nga gara, Lewandowski drejt transferimit te gjiganti anglez?

Manchester Unitedit raportohet se i është dhënë një shtysë në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Robert Lewandowskin.

Barcelona ka qenë e lidhur fort me sulmuesin polak, por sipas “ESPN” marrëveshja do të ishte e vështirë për katalunasit për shkak të problemeve të tyre të vazhdueshme financiare, transmeton Gazeta Express.

Forma e mirë e Pierre-Emerick Aubameyangut dhe rikthimi i Ansu Fatit nga lëndimi do të thotë se skuadra e Xavit do të jetë e kënaqur me opsionet e tyre në sulm.

Man United thuhet gjithashtu se po mendon për një lëvizje për Lewandowskin në afatin kalimtar të verës. Dhe, ”Djajtë e Kuq” tani mund të kenë shanse më shumë për të nënshkruar me të.

“Bavarezët” mund ta lejojnë largimin e 33-vjeçarit këtë verë, në mënyrë që të shmangin largimin e tij si lojtar të lirë në vitin e ardhshëm.

Robert Lewandowski me Bayern Munichin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/