Bekim Haxhiu jep lajmin e mirë për projektligjin e Trustit

Deputeti i PDK-së, Bekkm Haxhiu, përmes nkë postimi në facebook ka bërë të ditur se sot iu është shpërndarë projektligji i Trustit deputetëve të kuvendit, shkruan 02 press.

Haxhiu, është shprehur optimist duke thënë se deputetët janë zeri i qytetarëve dhe do ta mbështesin këtë projektligj.

Postimi i plotë:

Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve.

Tani plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ftoj të gjithë kolegët deputetë nga të gjitha subjektet politike parlamentare që ta mbështesin këtë kërkesë të qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.