Biseda telefonike/ Erdogan kërkesë homologut rus për armëpushim

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë një bisede telefonike që kreu ditën e djeshme me homologun e tij rus Vladimir Putin, i kërkoi atij armëpushim dhe kushte të mira për civilët pas pushtimit të Ukrainës.

Erdogan i theksoi homologut të tij rëndësinë e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës, fillimin e paqes dhe krijimin e kushteve të mira humanitare në të gjithë rajonin. Ai deklaroi më tej se Turqia do të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin.

Zyra presidenciale në Twitter bëri me dije gjithashtu se Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.