Britania: Rusia po dështon që të marrë kontrollin e hapësirës ajrore ukrainase

Rusia po dështon që të marrë kontrollin e hapësirës ajrore ukrainase, që është një prej objektivave të saj primar, tha Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Në përditësimin e fundit të informacioneve të inteligjencës britanike, thuhet se Rusia “ka dështuar të marrë kontrollin e ajrit” dhe kryesisht po mbështetet në armët që lëshohen nga hapësira ruse.

“Marrja e kontrollit të hapësirës ajrore ishte një prej objektivave primar të Rusisë në ditët e para të konfliktit dhe dështimi i tyre i vazhdueshëm për ta arritur këtë ka ngadalësuar ndjeshëm progresin e tyre operacional”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.