BSPK: Shumë shpejt do të merret vendimi për pagën minimale

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë se një vendim për pagën minimale në vend do të merre së shpejti.

Kjo pritet të ndodhë pas një refuzimi që sindikatat i kanë bërë një propozimi të qeverisë prej 264 eurosh.

“Shumë shpejt do ta thërras komisionin, sepse jam kryesues në Këshillin Ekonomik Social që të bëhet një kalkulim i pagës minimale dhe besoj se shumë shpejt do të vendoset për të”, është shprehur Hykolli në emisionin e ekonomisë PORTOFOL, në Klan Kosova FM.

“Besoj se nuk do të ketë nevojë për veprime sindikale, sepse jemi të obliguar që ta marrim një vendim”.

Sipas Hykollit një pagë që mbulon nevojat e të punësuarave do të ishte e pranueshme për ta si BSPK.
https://video.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/275863891_500976344976271_7469531574704821935_n.mp4?_nc_cat=108&ccb=1-5&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjMwMCwicmxhIjoxMDcwLCJ2ZW5jb2RlX3RhZyI6InN2ZV9zZCJ9&_nc_ohc=41RkLBA60MUAX-R4OvI&rl=300&vabr=148&_nc_ht=video.fprn4-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT9zc4I94JVMX_3h6FzBlvVoz_WwLdBT_p0F6aFdd_KKWg&oe=6234C515