Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini me çorape

Kur bëhet fjalë për të veshur çorape në shtrat, gjithçka varet nga preferencat personale. Disa nuk mund të bien në gjumë nëse nuk kanë çorape të ngrohta në këmbë, kurse të tjerët nuk mund t’i durojnë dhe shkojnë në shtrat zbathur.

Megjithatë, rezulton se gjumi me çorape mund të ketë disa pasoja më pak të këndshme, kështu që nëse jeni mësuar t’i lini ato në këmbë gjatë natës, ndoshta është koha ta rishikoni këtë shprehi.

Në vijim janë disa të dhëna se çfarë ndodh nëse vishni çorape gjatë natës:

Redukton qarkullimin e gjakut në organizëm
Çorapet sigurojnë që këmbët tona të jenë të ngrohta, gjë që mund të rrisë përkohësisht qarkullimin e gjakut. Por, nëse vishni çorape më gjatë, efekti është i kundërt, kështu që qarkullimi i gjakut zvogëlohet.