Çuçi: Do t’i japim nënshtetësinë shqiptare të huajve me kontribute të veçanta, do të përthithim talente

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka bërë me dije se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është marrë vendimi që t’u jepet nënshtetësi shqiptare të huajve që kanë kontribute të veçanta në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes Çuçi tha se ky vendim është një intrument mjaft i rëndësishëm për të tërhequr sa më shumë talente që përmes nënshtetësisë të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare.

“Dhënie e shtetësisë për persona që kanë kontribute të veçanta. Me këtë vendim përveç se ne i trajtojmë në mënyrë të veçantë personalitete e arsimit dhe shkencë bëjmë të mundur që ta përdorim edhe si instrument për përthithjen e talenteve dhe rekordmenëve që përmes nënshtetësisë të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare”, tha Çuçi.