Del raporti 24 orësh për rastet e reja me Covid

28 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë, që prej dje. Raste të vdekjes s’janë regjistruar, raporton Express.

Konfirmimi vjen pas testimit të mbi 1 mijë mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 49 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 654.

“Nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540. Në total numri i rasteve aktive është 654”, ka njoftuar Ministria.
https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/283007750669714