Don Xhoni i tha ‘mos e luaj viktimën’, rusja i kthen përgjigje

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey janë ndarë pas disa muajsh lidhje. Ndarja e tyre është konfirmuar edhe në rrjete sociale.

“Koha nuk do harrohet por gjithçka ka fund. Uroj të jesh e lumtur. E di që nuk je person i keq, mos vepro si e tillë. Mos bëj drama dhe mos e luaj viktimën. Ka mbaruar, pajtohu”, shkroi Don Xhoni në Instagram.

Nuk ka vonuar përgjigjja e modeles ryse.

“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, u shpreh ajo.