Dua Lipa befason me paraqitjen e radhës në Tenesi

Dua Lipa mbajti koncertin e saj të radhës në Bridgestone Arena në Nashville, Tennessee, të hënën mbrëma në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”.

Turneu – në promovim të albumit të saj të dytë – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida të mërkurën mbrëma, shkruan DailyMail.

Lipa kishte veshur të njëjtin kostum të verdhë q ë e kishte veshur edhe në koncertin e Miamit.

Flokët e gjata dhe brune të super yllit të popit ishin të ndara në mes dhe të stiluara në valë të lirshme.