Duket si djalosh 20 vjeç, por ka hyrë në të 50’tat: Ai tregon sekretin e ‘mosplakjes’

Tristan Lee sapo ka mbushur 50 vjeç dhe duket sikur është 20, dhe kur tregon letërnjoftimin, të gjithë stepen dhe nuk e besojnë se duket kaq i ri. Ai thotë se nuk është një mrekulli e natyrës, por se gjenetika është një mënyrë jetese e shëndetshme, shkruan “Daily Mail”.

Një trajner nga Londra i këshillon njerëzit se si të ndryshojnë zakonet e tyre të jetesës dhe të ushtrojnë në mënyrë që të duken dhe të ndjehen më mirë.

Tristan pranon se prej 35 vitesh kujdeset për dietën e tij dhe veçanërisht për kujdesin e lëkurës. Ai nuk ka pasur trajtime kozmetike invazive përveç Botox-it, të cilin e ka injektuar herë pas here vitet e fundit.
https://www.instagram.com/p/CTOv7EjDhy7/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f77280b7-8e88-4b36-b02e-37e0a8cc5b90