Para pak ditësh u raportua se ka ndërruar jetë themeluesi dhe pronari i kompanisë së madhe “TehnoBurimi”, njëherësh humanist i madh Mustafë Fazliu nga komuna e Skenderajt.
I ndjeri kishte arritur që shumë kohë më herët ta themelonte kompaninë e tij, të cilën më vonë e kishte emërtuar në emrin e të birit, Burimit, përcjell Jepi zë.
Ndërsa sot, Burimi e ka përkujtuar babain përmes një postimi në Facebook.
Ai ka publikuar foto përkrahë të atit, për të cilin thotë se do ta mbajë në zemër gjithmonë.
Postimi i plotë i Burim Fazliut:
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi” babi im u kthye ne muajin e shenjtë te ramazanit 🙏
ishalla xhenet baba im dhe kjo e dëshmon se ju keni qenë njeri i mirë🙏
Do të jesh në zemrën time tërë jeten 🤍
Mustaf Fazliu -Lutani