E rëndë/ Mbytet një fëmijë në lumin Fan në Mirditë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mirditë, ku një 12-vjeçar është mbytur në lumin Fan.

12-vjeçari ka qenë duke luajtur ndërsa ka rënë në lumë dhe më pas është marrë nga rrjedha e ujit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj, ku një fëmijë 12 vjeç është mbytur në lumin Fan.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë të cilët po kërkojnë për gjetjen e trupit të 12-vjeçarit.