Erërat e forta në vend, KEDS: Po sanojmë dëmet e shkaktuara në rrjet

Derisa erërat e forta po vazhdojnë të mbretërojnë në vend, KEDS ka deklaruar se në disa zona janë lokalizuar prishjet dhe ekipet janë mobilizuar në sanimin sa më të shpejtë të tyre.

Ndërsa në disa zona të tjera, sikurse është Vushtrria, KEDS ka thënë se për shkak të erërave të forta është e pamundur të intervenohet për momentin, për shkaqe sigurie.

Qendra Dispeqerike dhe ekipet në terren po vlerësojnë situatën dhe, në momentin që u jepet mundësia, do të intervenojnë për të sanuar dëmet në rrjet dhe për të rikthyer energjinë elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve sikurse kërkojmë që në zonat ku ka erëra të kenë kujdes të shtuar”, apelon KEDS-i.