Flamur Noka: Basha u mundua të më takojë, por refuzova, kam diçka që s’e gëlltis dot

Deputeti Flamur Noka rrëfeu përballjen me Lulzim Bashën. Noka tha se sëbashku me Edi Palokën janë shkëmbyer me Bashën në hollin e Parlamentit, dhe ky i fundit ka tentuar t’i takojë.

Ndër të tjera demokrati tha se e kanë shmangur takimin me Bashën, ndërsa thekson se në atë moment i është kujtuar sesi në janar ai iu thoshte ambasadorëve se Noka dhe Berisha janë vrasës.

Jemi shkëmbyer në korridorin e parlamentit. Ai ka ndaluar. E vërteta e vetme është që në korridor të kuvendit. Ai është në stilin e tij. Ditën më të sikletshme të tij ku kishte marrë vesh që një grup deputetësh po organizohen t’i kërkojnë largimin dhe ishte hera e parë që e pashë në kafe dhe po mundohej t’i lëpihej çdo deputeti. Në korridor ne po dilnin, u mundua të afrohej për t’u takuar, por nuk e gjykuam. Korridori ishte i gjerë.

Mu kujtua në atë moment vetëm një gjë: Lulzim Bassha se bashku me ndonjë rreth vetes që ka aty që kishin shkuar edhe më datën 7 janar, por edhe në 9 ambasadë më ambasadë duke u thënë se unë dhe Berisha ishim vrasës dhe kishim shkuar për ti vrarë. Vetëm për këtë kisha neveri për ta takuar.

Mua m’u faneps një Lul së bashku me mëkëmbësen e tij duke iu thënë ambasadorëve se është në kriminel Flamur Noka. Unë gëlltis shumë gjëra, por këtë gjë e kam të vështirë ta gëlltis”, tha Noka.