Forcat ruse vrasin civilët ukrainas që po iknin, këto janë pamjet nga droni ku shfaqin momentin

Është duke u rritur numri i raportimeve që forcat ruse po qëllojnë mbi civilët që po duan të ikin nga zona e konfliktit në Ukrainë.

Një video e publikuar në BBC që u xhirua nga një dron shfaq një kolonë veturash që po iknin nga zona e luftës, pa e ditur se trupat ruse ishin pozicionuar përmbi ta.

Kur dëgjojnë të shtënat veturat kthehen prapa, por vetëm njëra ndalon, me shumë gjasë e dëmtuar nga plumbat. Një burrë del nga vetura dhe ngre duart, pastaj qëllohet për vdekje.

Për BBC ka folur, shoku i tij që po ashtu ishte në kolonë duke ikur. Ai tregoi se ai që u vra ishte Maksim Iovenko, i vetmi që nuk mundi të kthehej.

Ai ishte në veturë me bashkëshorten dhe djalin, si dhe një grua tjetër. Maksimi bashkë me gruan e tij vdiqën nga të shtënat derisa gruaja tjetër, e cila u plagos, u larguan bashkë me djalin meqë ushtarët rusë i lejuan të largohen.
https://www.bbc.com/terms