Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri pati pak më parë në Prishtinë.

Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pikërisht në fillim të rrugës që çon për tek Parku i Gërmisë.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë.

Duhet përkujtuar që sot gjatë ditës të shtëna me armë zjarri pati edhe në afërsi të Liqenit të Badovcit, caktësisht në Mramor të Prishtinës.

Si pasojë e gjuajtjes me armë, dy persona u plagosën dhe të njëjtit po vazhdojnë të trajtohen në QKUK.

Ndërsa nga Inspektorati Policor i Kosovës bën të ditur se në rastin e ndodhur në Mramor, dyshohet se i përfshirë është edhe një zyrtar policor.