Guardiola: Luajtëm në mënyrë fantastike kundër një ekipi të jashtëzakonshëm si Real Madridi

Manchester City shënoi fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” dhuroi spektakël, pasi u shënuan shtatë gola.

Fitorja i takoi skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola me rezultatin 4:3, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola tha se skuadra e tij bëri lojë fantastike kundër një ekipi të jashtëzakonshëm si Real Madridi.

“Ishte një lojë fantastike nga të dyja palët. Bëmë shumë gjëra të mira. Fatkeqësisht, pranuam gola dhe mund të kishim shënuar më shumë. Kemi luajtur një lojë fantastike kundër një ekipi të jashtëzakonshëm”, tha trajneri i “Qytetarëve”.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 4 maj në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/