Guxo zgjedh dy kryetarë të partisë, një grua dhe një burrë

artia Guxo ka zgjedhur dy kryetarë të përbashkët për ta udhëhequr partinë. Faton Peci dhe Donika Gërvalla, të dy ministra dhe njerëz të rëndësishëm në Qeverinë Kurti janë dy drejtuesit e zgjedhur.

Drejtuesit e rinj të partisë u votuan me 373 pro, me 23 kundër dhe asnjë abstenim.

Në kuvendin e sotëm zgjedhor të partisë, kanë marrë pjesë rreth 400 delegatë.

Parashihet që Peci e Donika Gërvalla të kenë fuqi të barabartë vendimmarrëse.

Partia Guxo nuk kishte një udhëheqës që nga marrja e postit të presidentes nga ish-udhëheqësja Vjosa Osmani.