Haradinaj: Qasja e Kurtit u kthye në zhgënjim dhe mashtrim

Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin “RTK Prime” ka diskutuar pikëpamjet e tiij opozitare ndaj Qeverisë Kurti 2.

Haradinaj thotë se Kurti ndodhet në agjendën e gabuar dhe me një qasje të gabuar që po kthehet në zhgënjim dhe mashtrim, e cila edhe u vërtetua.

“Njerëzit u bazuan në shprësë te Kurti dhe ata shqetësoheshin për ato retorika të tij. Ai iu ka dhënë shumë shpresë njerëzve dhe ai e keqpërdori atë besim. Duke e parë këtë keqpërdorim të qytetarëve nga Kurti dhe po flas me këtë gjuhë ndoshta të ashpër”, tha ai.

Haradinaj u kthye në këtë pikë te pandemia, ku në krye të menaxhimit ishin mjekët, të cilëve nuk iu ka rritur paga pas 2 vjetëve.

“Pse Kurti nuk e sjell ligjin e pagave, dhe si duhet ta quajmë ndryshe kreun e qeverisë që në mënyra të ndryshme e bojkoton këtë ligj, në kohën kur mjekët kishin nevojë për ato paga. Përndryshe, ai ka qenë mjaft i shpejtë t’iu ndalojë atyre të punojnë në dy-tre vende të punës ose të sigurojnë të hyra tjera, por nuk është aq i shpejtë të aprovojë ligjin dhe t’iu rrisë pagat mjekëve. Prandaj, duke i parë këto lëvizje të tij, nuk mund t’i mbyll sytë e veshët në parlament”, u shpreh Haradinaj./S.K.