Haxhiu: Do të ketë dorëheqje ose shkarkim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Grupit të ngushtë ndërministror theksoi se do të ketë dorëheqje dhe shkarkim në momentin që do të verifikohet cila hallkë institucionale ka dështuar.

Haxhiu në një paraqitje para gazetarëve theksoi se rasti i mbrëmshëm, i vrasjes së gruas shtatzënë tregon sa i shprehur është femicidi.

“Me urgjencë kemi mbledhur Grupin ndërministror. Sipas informacioneve nga policia viktima kishte raportuar në korrik për dhunë psiqike dhe fizike dhe prokuroria personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt. Papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit”, tha ajo.

Ministrja tha më tej se sikur Prokuroria të ishte në krye të detyrës rasti mund të ishte parandaluar. Ajo tha se informacionet tjera nuk mund t’i ndajë për shkak të hetimeve

Në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, hallka që dështuar personi përgjegjës do të jap dorëheqje. Ju garantoj nëse shohim që ka dështu dikush do të ketë dorëheqje e shkarkim, por keni parasysh dorëheqje e shkarkimet janë kërkuar edhe në rastet e kaluara kur kanë dështuar prokuroria por asnjë dorëhejqe, asnjë shkarkim dhe këto raste, mosveprimet, neglizhenca po i inkurajon vrasësit, kriminelët”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu tha më tej se sistemi i drejtësisë është i pavarur dhe ministrja s’ka të drejtë të shkarkojë.