Horror nga Ukraina: U vra bashkë me djalin e burrin, publikohen pamjet e rënda të kryebashkiakes

Kryebashkiakja e një fshati ukrainas u qëllua dhe u varros pranë burrit dhe djalit të saj në një varr të cekët, si dëshmi e mëtejshme e krimeve të luftës ruse.

Që kur ushtarët rusë u tërhoqën nga qytetet dhe fshatrat përreth Kievit javën e kaluar, trupat ukrainase kanë lëvizur, duke u treguar gazetarëve kufomat e atyre që ata thonë se janë civilë të vrarë nga forcat ruse, shtëpi të shkatërruara dhe makina të djegura.

Reuters nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur se kush e vrau familjen në varr jashtë Motyzhyn, në perëndim të Kievit.

Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët dhe ka thënë se raporte të ngjashme të vrasjeve ishin “inskenuar” për të njollosur emrin e Rusisë.

“Këtu ka pasur pushtues rusë. Ata torturuan dhe vranë të gjithë familjen e kryetarit të fshatit”, tha Anton Herashchenko, duke përmendur të vrarët si Olha Sukhenko, burrin e saj Ihor Sukhenko dhe djalin e tyre, Oleksandr.

Image
Olga Sukhenko – kryetarja e fshatit Motyzhyn – e cila thuhet se u rrëmbye, u ekzekutua dhe u hodh në një gropë pylli së bashku me burrin dhe djalin e saj
“Okupatorët dyshuan se ata po bashkëpunonin me ushtrinë tonë, duke na dhënë vendndodhjen se ku të synonim artilerinë tonë. Këta llumrat torturuan, therën dhe vranë gjithë familjen. Ata do të jenë përgjegjës për këtë”.
Një reporter i Reuters pa kufomat në një pyll pranë një ferme, e cila ishte shkatërruar plotësisht, jashtë fshatit Motyzhyn.