Humb jetën në një vetaksident në komunikacion

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në komunikacion të ndodhur dje në fshatin Preoc të Prishtinës.

Sipas Policisë, si pasojë e një vet-aksidenti ka vdekur vozitësi mashkull kosovar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.