Ilir Latifi rikthehet sonte në oktagon, për kundërshtar ka një rus

Ilir Latifi sonte do të përballet me Aleksei Oleinik në kategorinë e peshave të rënda në UFC.

Luftëtari shqiptar dhe ai rus do të ndeshen në “Nationwide Arena”, shkruan Gazeta Express.

Reprezentuesi i Suedisë deri tash ka regjistruar 16 fitore e 8 humbje, kurse rusi ka bilanc të frikshëm prej 59 fitoreve, 16 humbjeve e 1 barazimi.

Latifi është 39-vjeçar. Ai është i gjatë 1.78 metra dhe peshon 104.3 kilogramë.

Kurse, Oleinik është 44-vjeçar. I gjatë 1.88 metra dhe peshon 108.9 kilogramë.

Sipas kohës sonë lokale, përballja mes Ilir Latifit dhe Aleksei Oleinik pritet të fillojë pasmesnate. /Gazeta Express/