Ka mjekuar mbi 130 mijë persona, ndërsa nga karroca ka shëruar 176 persona

Mjeku alternativ Mujë Haliti nga Prishtina, ekskluzivisht ka folur për DTV, për mjekimin e sëmundjeve të boshtit korrizor.

Ai këtë punë e punon më shumë se 36 vite, ndërsa shton se, mjekun secilën sëmundje që ka të bëjë me boshtin korrizor, kurse problemin e dallon vetëm prej majava të gishtrinjëve.

Mbi 130 mijë njerëz me këto probleme kanë kaluar nga duart e tij.

Me punën e tij ai ka ngritur nga karroca 176 persona.

Tek ai kanë ardhë njerëz nga anë të ndryshme të botës, ndërsa shton se të gjithë kanë qenë të kënaqur me punën e tij.

“Këtë zanat e kam filluar që 36 vjet e gjysmë. Kam filluar me sëmundje më të lehta ndërsa tash e shëroj secilën sëmundje të boshtit korrizor. Unë nuk bëjë masazh por punoj me nervin”, tha Haliti.

Ai tregon se si ka filluar këtë zanat, derisa shton se ka shumë pacientë, por më shumë se shtatë pacientë në ditje nuk mundet me i punua pasi që lodhet.

Seanca tek Haliti zgjatë 40 minuta deri në orë.

Mjeku shton se edhe sëmundjen e migrenes e shëron.

Ndiqeni videon e plotë:
https://www.facebook.com/infodlive/posts/137510942142586?__cft__[0]=AZX3HLFuZpQP20dw8Zb1kO6qyPPlQQlN1YdfZeDNx6VhW6vyjztR1s4yv4MVwiGM3dYgt1SxPlXBXqvZD12EN7LErIhBuboBTmURWcsWPA4qkx8aQe_kUm4tpIyBoYwE_oOVTNiLHCtEGewnuQNkV_WmJh7Mx8jkBRX1_G9PlFeYfw&__tn__=%2CO%2CP-R