Kampi amerikan Bonsteel rrit pagat 100% per punëtorët e Kosovës

Kampi amerikan Bonsteel në Ferizaj, së fundi ka marrë vendim që t’u ngrit pagat të gjithë të punësuarve në këtë kamp.

Ato do të ngritën 100 % nga paga aktuale.

Këtë lajm e pritën me gëzim qindra të punësuar në këtë kamp.

Edhe pse të punësuarit që nuk deshën të identifikohen, ata u shprehën të lumtur me këtë vendim, meqënëse rritja e çmimeve ka ndikuar dukshëm në vështirësitë ekonomike.

Kampi Bondsteel është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën komandën e KFOR-it në Kosovë.

E vendosur afër Ferizajit, baza shërben si kryeqendër e NATO-s për Task Forcën Shumëkombëshe të Lindjes.

Baza është emëruar sipas veteranit të luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, James Leroy Bondsteel.