Kik-boksieri shqiptar Azdren Krasniqi do ta zhvillojë meçin e radhës me 30 prill në Ebersbach

Me 30 prill do ta zhvillojë meçin e radhës Kik-boksieri i njohur Azdren Krasniqi. Kundershtari i Krasniqit është kik-boksieri Sebastian Mendez.

Azdren Krasniqi dhe Sebastian Mendez do të ndeshen në Ebersbach të Gjermanisë, të shtunën nga ora 22:00.

Kik-boksieri i njohur shqiptar, Azdren Krasniqi është dy herë kampion bote dhe i pari në ISKA pro./InfoPrishtina

Shumë artist dhe figura të njohura shqiptare kanë shprehur gatishmërinë që të jenë prezen në Ebersbach të Gjermanisë në përkrahje të kik-boksieri Azdren Krasniqi, në natën kur do të ndeshet Krasniqi me Mendez.

I ftojmë të gjithë shqiptaret që jetojnë në Gjermani dhe më gjerë që të jenë të shtunën prezent në Ebersbach të Gjermanisë në përkahje të krenarisë sonë kombëtare, në përkahje të kik-boksierit Azdren krasniqit./InfoPrishtina