Kina “shuplakë” Rusisë, ndërmerr vendimin që nuk i konvenon aspak Putinit

Kina po prezanton rregulla të reja për mbikëqyrjen e kontratave në lidhje me blerjen e pajisjeve ushtarake, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

Njoftimi erdhi një ditë pasi udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Joseph Biden zhvilluan një bisedë gjatë së cilës ata diskutuan luftën në Ukrainë.

Presidenti i SHBA përshkroi “imlikimet dhe pasojat” në një bisedë telefonike me presidentin kinez Xi Jinping të premten në rast se Pekini ofron mbështetje materiale për Rusinë dhe sulmin e saj ndaj Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.

Biden tha gjithashtu se Kina, e cila bën thirrje për një armëpushim në Ukrainë, merr vet vendimet e saj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijien tha dje, përpara një bisede telefonike mes presidentëve kinezë dhe amerikanë, se Pekini zyrtar respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve.

“Kina është gjithmonë e përkushtuar të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve, duke respektuar qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, duke i kushtuar rëndësi shqetësimeve legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve, duke mbështetur të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore dhe për të promovuar bisedimet e paqes dhe ndihmë humanitare”, tha Zhao.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Kina do të paguajë çmimin ekonomik nëse mbështet veprimet ushtarake ruse në Ukrainë.