Kjo është 21-vjeçarja e zhdukur që nga janari, nëse e keni parë lajmërojeni Policinë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Bogiqi konsiderohet si e zhdukur që nga 21 janari i vitit 2022.
Ardiana Bogiqi, 21-vjeçarja nga fshati Komoran i Komunës së Drenasit është raportuar si e zhdukur.

“Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë, çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në raportin e PK-së.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/268496492157283