Klitschko paralajmëron bombardime të reja në Kiev

Kryebashkiaku i Kievit thotë se është vendosur një masë më e ashpër kufizuese për shkak të kërcënimit të bombardimeve

Kreu i qytetit Kiev, Vitali Klitschko thotë se një orë e re policore, me afat më të gjatë, ka hyrë në fuqi në kryeqytetin ukrainas, ngase autoritetet lokale presin sulme të mëtejshme nga forcat ruse.

“Arsyeja e orës më të rreptë policore është se ka sinjale për bombardimeve të reja”, tha Klitschko në televizionin kombëtar.