Kosova e nis mbarë në kualifikimet e Evropianit, fiton ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave i ka nisur me këmbë të mbarë garat e raundit të dytë për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Në ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës B, Dardanet U19 kanë fituar ndaj Estonisë, me rezultat 2:1.

Golat për Kosovën i shënuan Loreta Lulaj, në minutën e 45-të dhe Fortesa Berisha, në minutën e 52-të.

Ndërkaq, golin e vetëm estonet e shënuan në minutën e 75-të nëpërmjet Katrin Saulus.

Ky turne kualifikues po zhvillohet në Edinburgh të Skocisë. Ndeshjen radhës të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit e luajnë pas tri ditësh kundër Kazakistanit, derisa në ndeshjen e tretë dhe të fundit ballafaqohen me Skocinë, më 11 prill. /Gazeta Express/